Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar kontratë në vlerë 359,380,80 euro për shërbime kompjuterike dhe të lidhura për 30 për qind të Institucioneve Shëndetësore në nivel vendi.
Tenderi me titull “Mirëmbajtja e HW për 30% të instutucioneve Shëndetësore” Ministrisë së Shëndetësisë i ka kushtuar 359,380,80 euro. Kontrata tre vjeçare i është besuar kompanisë “Virtuo O.P”.
Sipas njoftimi për dhënien e kontratës të publikuar në e- prokurim, kontrata është nënshkruar katër muaj pas hapjes së tenderit. Tenderi është hapur më 29 korrik ndërsa është nënshkruar më 19 tetor 2022.
Për të fituar këtë tender, sipas dosjes, kanë aplikuar 18 kompani.
Kriter për dhënien e kontratës ka qenë çmimi më i ulët. /Gazeta Shneta/