Komuna e Mitrovicës javë më parë pati hapur konkurs për doktor të mjekësisë, teknik të farmacisë, doktor stomatolog dhe teknik të stomatologjisë.
Pas hapjes së konkursit Komisioni Përzgjedhës identifikuan se kush nga kandidatët i plotëson kushtet për të vazhduar me procedurat e pranimit në katër konkurset e hapura.
Njësia e Burimeve Njerëzore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Mitrovicës dje ka bërë publike rezultatet e testit me shkrim të mbajtur ditë më parë.
Në konkursin për doktor mjekësor testit me shkrim i’u nënshtruan pesë aplikues ndërsa tre prej tyre kanë munguar.
Sipas rezultateve Fitore Hasani ka arritur më së shumti pikë në krahasim me kundërkandidatët e tjerë, ajo mori 88 pikë në testin me shkrim, ndërsa menjëherë pas saj është Arjeta Musa me 86 pikë.
Nëntë kandidatë të cilët aplikuan për punë si doktor të stomatologjisë iu nënshkruan po ashtu testit me shkrim, ndërsa njëri prej tyre ka munguar.
Sipas rezultateve Kaltrina Hasani ka arritur më së shumti pikë, ajo mori 93 pikë, ndërsa Dafina Ombashi me 90 sosh.
QKMF po ashtu ka hapur konkurs edhe për asistentë të stomatologjisë, në të cilin iu nënshtruan testit 25 kandidatë, më së shumti në krahasim me konkurset tjera.
Komisioni përzgjedhës gjithashtu ka vlerësuar me pikë edhe kandidatët të cilët aplikuan në konkursi për teknik të farmacisë.
Testit për këtë konkurs iu nënshtruan 19 kandidatë, ndërsa Vildane Koshi – Pula mori më së shumti pikë, 91.
Sipas njoftimit, kandidatët kanë të drejtë qasje në testin e tyre tre ditë pas publikimit të pikëve të testit në ueb faqen e komunës. Intervistat planifikohen të mbahen javën e ardhshme /Gazeta Shneta/