Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prindi akuzon Neonatologjinë se ia lanë foshnjën në inkubator pa ngrohje, flet drejtoresha e klinikës

Lajme 01/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Përparim Klinaku ka akuzuar ekipën e Neonatologjisë që për rreth dy orë vajza e tij, pesë ditëshe, ka qëndruar në inkubator pa nxemje. Sipas tij një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të neglizhencës së stafit përgjegjës.

Klinaku përmes një postimi në facebook është shprehur i shqetësuar për faktin që foshnja e tij ka qëndruar në inkubator pa nxemje.

“Deri kur duhet me pritë që punëtorët që paguhen nga taksat tona t’i dalin zot punës se tyre?! Apo duhet të ndodhë tragjedia që të vetëdijësoheni?! Kjo foshnje që shihni në këtë fotografi është vajza ime(5 ditëshe), e cila, sot në QKUK-repartin e neonatologjisë, gati dy orë ka qëndruar në këtë inkubator pa nxemje, për shkak të neglizhencës së stafit përgjegjës!!! BOLL BRE MA SE NA KENI LODHË, DIELLIN DY GISHT MI KRY NA E KENI PRU!!!”, është shprehur i shqetësuar ai.

Në anën tjetër, një gjë të tillë e ka mohuar drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrie Ismaili. Ajo thotë se në listat kontrolluese të pajisje nuk kanë evidentuar ndonjë pajisje e cila është jashtë funksionit.

“Në raportimet ditore në mbledhjet e kolegjiumit profesional dhe në listat kontrolluese të paisjeve nuk ka pasur evidence të mos funksionimit të inkubatorëve. Nuk jemi në dijeni për këtë ngjarje” – është shprehur ajo për Gazetën Shneta.

Drejtoresha thotë se ka kërkuar nga i gjithë personeli për të shmangur çdo paqartësi dhe keqkuptim, ajo sqaroi se shumë shpejt të bëhët deklaratë me shkrim për këtë situatë.

“Tani më është përcjell linku nga zyra e mediave pranë SHSKUK-së. Aktualisht në klinik disponojmë me paisje funksionale në mënyrë optimale dhe në rast eventual të mosfunksionimit të ndonjë paisje, me tu evidentuar bëhet menjëherë zëvendësimi i tyre”, është shprehur ajo. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMjeku i Javës: Anesteziologu Shaqir Uka, mjeku i palodhur i kohërave të vështira
Artikulli i rradhës Për shërbime kompjuterike në institucionet shëndetësore MSh nënshkruan kontratë rreth 360 mijë euro

Ju sugjerojmë

Depresioni pas lindjes, ja se çfarë duhet të dini

30/09/2023 Pa kategori

Deputeti Korenica njofton për shërimin e vajzës së tij: Mrekullia jonë është Urtina

30/09/2023 Lajme

Moti për nesër

30/09/2023 Lajme

Kamberi reagon ndaj kolegëve që protestuan: Kanë humbur privilegje dhe të mësuarit në parregullsi

30/09/2023 Lajme

Vitia: Synojmë të përmirësojmë edhe më tutje kushtet e punonjësve shëndetësor

29/09/2023 Lajme

Daut Gorani thotë se kardiologët që protestuan sot janë njerëz që nuk punojnë

29/09/2023 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.