Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Për të mbajtur zemrën të shëndetshme, përpiquni të konsumoni më shumë lëng portokalli

Jetë 24/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas një studimi të ri, lëngu i portokallit ofron përfitime të shumta për shëndetin e zemrës, duke ndikuar drejtpërdrejt në ekspresionin e gjeneve që lidhen me funksionet kardiovaskulare. Ky studim inovativ analizon efektet fiziologjike të lëngut të portokallit nga një këndvështrim molekular, duke ofruar një perspektivë të re mbi vlerën e tij për shëndetin e zemrës.

Hulumtimi, i publikuar në revistën “Molecular Nutrition & Food Research”, zbuloi se lëngu i portokallit ndikon gjerësisht në gjenet që rregullojnë aktivitetet fiziologjike të lidhura me zemrën. Mes tjerash, frenon proceset e padëshiruara dhe nxit ato që janë të dobishme për organizmin, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Në mënyrë specifike, lëngu i portokallit ul aktivitetin e gjeneve që lidhen me hipertensionin (presionin e lartë të gjakut), një faktor rreziku kryesor për goditje në tru, infarkt dhe dështim të zemrës. Po ashtu, uli ekspresionin e gjeneve inflamatore, duke reduktuar inflamacionin sistemik që mund të dëmtojë enët e gjakut dhe të favorizojë formimin e pllakave të rrezikshme.

Njëkohësisht, lëngu i portokallit rriti aktivitetin e gjeneve përgjegjëse për metabolizmin e yndyrave, duke ndihmuar trupin t’i përpunojë dhe t’i ruajë ato në mënyrë më efikase.

Studimi identifikoi edhe efekte të ndryshme sipas tipit trupor: te personat me mbipeshë, metabolizmi i yndyrave u përmirësua ndjeshëm, ndërsa te individët me peshë normale u vu re një ulje më e madhe e inflamacionit sistemik.

Autorja kryesore e studimit, Layanne Nascimento Fraga, PhD, nga Universiteti i São Paulos, theksoi se përdorimi i qasjes transkriptomike lejoi analizimin e ndikimit të lëngut të portokallit në të gjithë sistemin metabolik. Sipas saj, u identifikuan 1,705 gjene të prekura, ku 98% e tyre u ulën në aktivitet, duke treguar një efekt të gjerë dhe pozitiv për shëndetin kardiometabolik. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSindikatat bëjnë thirrje për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve
Artikulli i rradhës Koha më e mirë për të pirë lëng aloe vera për shëndetin e tretjes

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.