Për herë të parë, gratë në vitet e tyre të 30-ta janë duke pasur më shumë fëmijë se nënat e reja në SHBA.
Ekspertët e shëndetit thonë se ky ndryshim erdhi për shkak se shumë gra po presin më gjatë për të lindur fëmijë dhe në këtë mënyrë ka një rënie të vazhdueshme në normën e lindjes së fëmijëve në moshë të re, transmeton Indeksonline.
Për më shumë se tre dekada, gratë në të 20-at e tyre kishin shkallë më të lartë të lindjes, por kjo gjë ndryshoi vitin e kaluar, pasi sipas të dhënave paraprake të publikuar të mërkurën nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Shkalla e lindjeve për gratë të moshës 30-34 ishte rreth 103 për 100 mijë; norma për gatë të moshës 25 deri 29 ishte 102 për 100 mijë.
Është duke u bërë e zakonshme që t’i shohim prindërit e moshuar duke i dërguar fëmijët e tyre në shkollë fillore. Një gjë e tillë, sipas tyre po ndodh se gratë tash më shumë janë të fokusuar karrierë se sa në familje. Pra së pari ato po përqendrohen të krijojnë një karrierë e më pas të lindin fëmijë.