Një studim i American Heart Association 2025 tregon se përdorimi i melatoninës për një vit ose më shumë tek pacientët me pagjumësi kronike mund të lidhet me rritje të rrezikut për insuficiencë të zemrës, hospitalizim dhe vdekje nga çdo shkak.
Studimi analizoi mbi 130 mijë pacientë dhe zbuloi se përdoruesit afatgjatë të melatoninës kishin rreth 90% më shumë gjasa të diagnostikoheshin me insuficiencë të zemrës dhe pothuajse dyfish rrezik vdekjeje krahasuar me jo-përdoruesit.
Ekspertët këshillojnë që melatonina të përdoret vetëm për periudha të shkurtra dhe nën mbikëqyrje mjekësore, pasi efektet afatgjata mbi shëndetin e zemrës ende nuk janë të qarta./Gazeta Shneta/



