Një studim i prezantuar në Sesionet Shkencore të American Heart Association 2025 tregon se mirëmbajtja e shëndetit optimal të zemrës mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të çrregullimeve njohëse dhe demencës te personat me diabet tip 2, madje edhe tek ata me rrezik gjenetik të lartë.
Studimi analizoi të dhëna nga mbi 40,000 të rritur pa demencë nga UK Biobank, duke vlerësuar ndikimin e shëndetit kardiovaskular dhe rrezikut gjenetik për demencë gjatë 13 viteve, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Rezultatet treguan se pjesëmarrësit me shëndet kardiovaskular të moderuar ose të lartë kishin rreth 15% më pak rrezik për të zhvilluar çrregullime njohëse ose demencë krahasuar me ata me shëndet të ulët të zemrës. Tek ata me rrezik gjenetik të lartë, ky rrezik u ul deri në 27% për çrregullime njohëse dhe 23% për demencë.
Studimi nënvizon se mbajtja e një stili jetese të shëndetshëm dhe kontrolli i faktorëve të zemrës mund të mbrojë shëndetin e trurit edhe tek personat me predispozitë gjenetike për demencë./Gazeta Shneta/


