Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përdorimi i acetaminofenit gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun për autizëm dhe ADHD

Këshilla për shtatzëna 14/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri i Icahn School of Medicine në Mount Sinai sugjeron se përdorimi i acetaminofenit gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun për çrregullime neurozhvillimore si autizmi dhe ADHD tek fëmijët.

 Hulumtimi, i publikuar në BMC Environmental Health, analizon 46 studime me mbi 100,000 pjesëmarrës nga vende të ndryshme dhe përdor metodologjinë e sistematizuar Navigation Guide për të vlerësuar cilësinë dhe rigorozitetin e literaturës shkencore.

Sipas ekspertëve, acetaminofeni mund të kalojë barrierën placentare dhe të ndikojë në zhvillimin e trurit të fetusit përmes stresit oksidativ, ndërhyrjes hormonale dhe ndryshimeve epigjenetike, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.

 Edhe pse studimi nuk provon shkak direkt, gjetjet shtojnë shqetësime mbi përdorimin e zakonshëm të ilaçit.

Hulumtuesit rekomandojnë përdorim të kufizuar dhe të monitoruar nga mjeku, diskutim mbi alternativat më të sigurta, dhe zhvillimin e udhëzimeve klinike të përditësuara. Dr. Diddier Prada thekson:

 “Gratë  shtatzëna nuk duhet të ndërpresin ilaçet pa këshillim mjekësor, pasi dhimbja ose ethet e patrajtuara gjithashtu mund të dëmtojnë fëmijën.”

Ky studim ka implikime të rëndësishme për politikën e shëndetit publik, udhëzimet klinike dhe edukimin e pacientëve, duke nxitur kërkime të mëtejshme për alternativa më të sigurta për menaxhimin e dhimbjeve dhe etheve gjatë shtatzënisë./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSllovenia, vendi i parë në Evropën Lindore që lejon vdekjen e asistuar
Artikulli i rradhës Dieta e pasur me fruta dhe perime lidhet me shëndet mendor më të mirë

Ju sugjerojmë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Çfarë tregon sekrecioni vaginal gjatë shtatzënisë?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.