Acidi folik, një nga vitaminat kryesore gjatë shtatzënisë, luan rol të rëndësishëm në ndarjen e qelizave, zhvillimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe prodhimin e ADN-së.
Acidi folik rekomandohet të përdoret gjatë shtatzënisë, për të eliminuar rreziqet e zhvillimit të defektit të tubit nervor shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Defektet e tubit nervor, të cilat ndodhin në rreth 3,000 shtatzëni në vit në Shtetet e Bashkuara, përfshijnë spina bifida dhe anencefali.
Ndërkohë që, acidi folik nuk mund t’i eliminojë plotësisht këto defekte, përdorimi i tij para konceptimit, dhe duke vazhduar tutje gjatë shtatzënisë, ul rrezikun deri në 60 përqind për shfaqjen e këtyre defekteve.
Përfitime të tjera si rezultat i përdorimit të acidit folik përfshijnë:
-Rrezik më i ulët i defekteve kongjenitale të zemrës;
-Rrezik i ulët i lindjes së parakohshme ;
-Nivele të larta të progesteronit;
Disa prej ushqimeve që mund të gjeni përbërës të acidit folik janë: asparagus, avokado, brokoli, spinaqi, orizi i bardhë, lëng portokalli, banane./GazetaShneta/