Fëmijët e ekspozuar ndaj përdorimit të kanabisit nga nëna gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes kanë një rrezik trefish më të lartë për të zhvilluar probleme të sjelljes, sipas një studimi të ri nga Universiteti Curtin.
I publikuar në “Psychiatry Research”, në këtë studim u analizuan të dhëna nga mbi 222,600 nëna dhe fëmijë australianë.
Rezultatet treguan se çrregullimi i përdorimit të kanabisit (CUD) gjatë shtatzënisë dhe periudhës pas lindjes rrit ndjeshëm rrezikun e çrregullimeve të sjelljes te fëmijët, shkruan burimi Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.
Kreu i studimit, Abay Tadesse nga Shkolla e Shëndetit të Popullatës në Universitetin Curtin, theksoi nevojën për ndërhyrje që synojnë gratë në moshë riprodhuese për të parandaluar përdorimin e kanabisit.
“Zbuluam se fëmijët e nënave me çrregullim të përdorimit të kanabisit kishin një rrezik shumë më të lartë për të zhvilluar probleme të sjelljes, si çrregullimi opozicional sfidues (ODD) dhe çrregullimi i sjelljes (CD),” tha Tadesse.
“Përdorimi i kanabisit gjatë shtatzënisë e rriti rrezikun e këtyre çrregullimeve me 3.56 herë, ndërsa përdorimi pas lindjes e rriti rrezikun me 2.95 herë.
Duke pasur parasysh që rreth një në pesë gra shtatzëna në Australi përdorin kanabis dhe çrregullimet e sjelljes janë në rritje, gjetjet tona ngrenë shqetësime serioze për shëndetin publik”, thotë ai. /Gazeta Shneta/


