Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përdorimi i teknologjisë mund të mbrojë të moshuarit nga demenca

Jetë 02/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri sugjeron se përdorimi i teknologjisë nga të moshuarit mund të jetë po aq mbrojtës ndaj demencës sa ushtrimet fizike ose arsimi i lartë.

Studiuesit raportojnë se të moshuarit që zotërojnë aftësi dixhitale kanë më pak gjasa të përballen me dëmtime njohëse ndërsa plaken, duke treguar se teknologjia mund të ndihmojë në ruajtjen e funksioneve mendore, shkruan Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Ky hulumtim, i botuar në revistën “Nature Human Behaviour”, përfshiu të dhëna nga 57 studime me më shumë se 411,000 persona mbi moshën 50 vjeç nga e gjithë bota, të gjithë me teste të funksioneve njohëse. Individët e moshës 68 vjeç u emërtuan si “pionierë dixhitalë”, pasi nuk kishin pasur qasje në internet gjatë fëmijërisë.

Analiza tregoi se të moshuarit që përdornin telefona inteligjentë, kompjuterë ose internet kishin një rrezik më të ulët për dëmtime njohëse sesa ata që i shmangnin pajisjet teknologjike. Gjatë ndjekjes disa vjeçare, përdoruesit e teknologjisë shfaqën gjithashtu më pak rënie në funksionet mendore.

Lidhja mes përdorimit të teknologjisë dhe shëndetit të trurit rezultoi të ishte po aq e fortë – madje më e fortë – se faktorë të tjerë mbrojtës ndaj demencës, si presioni i ulët i gjakut, ushtrimet fizike, arsimi i lartë dhe aktivitetet që stimulojnë mendjen.

Ky studim sugjeron se integrimi i teknologjisë në jetën e përditshme të të moshuarve mund të jetë një mjet i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit mendor dhe parandalimin e demencës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: Obeziteti mund të përshpejtojë përparimin e Alzheimerit
Artikulli i rradhës Murati: Tashmë janë alokuar mjetet në kategorinë mallra dhe shërbime në vlerë prej 2.7 milionë euro

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.