Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Obeziteti mund të përshpejtojë përparimin e Alzheimerit

Jetë 02/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Obeziteti mund të përshpejtojë përparimin e sëmundjes së Alzheimerit, tregojnë të dhënat e një studimi të ri të prezantuar në takimin vjetor të Shoqatës Radiologjike të Amerikës së Veriut.

Sipas hulumtimit, biomarkuesit e gjakut të lidhur me Alzheimerin – përfshirë proteinat tau dhe NfL – janë rritur dukshëm më shpejt tek personat me obezitet krahasuar me ata pa obezitet.

Në disa raste, rritja e proteinës tau ka qenë deri në 95% më e shpejtë, shkruan HealthDay transmeton Gazeta Shneta.

Studiuesit, të cilët analizuan të dhënat pesëvjeçare të më shumë se 400 pacientëve, thonë se këto gjetje sugjerojnë se obeziteti mund të ndikojë drejtpërdrejt në përshpejtimin e proceseve biologjike që lidhen me Alzheimerin.

Po ashtu, testet e gjakut rezultuan më të ndjeshme se skanimet PET në vlerësimin e këtij ndikimi, duke u konsideruar një mjet i rëndësishëm për monitorimin e pacientëve.

Sipas studiuesve, duke qenë se obeziteti është një faktor i ndryshueshëm i rrezikut, adresimi i tij mund të ndihmojë në zvogëlimin ose vonimin e zhvillimit të Alzheimerit. Gjetjet mbeten paraprake deri në publikimin në një revistë shkencore./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: 1 në 4 raste të kancerit të gjirit paraqiten te gratë nën moshën 50-vjeçare
Artikulli i rradhës Përdorimi i teknologjisë mund të mbrojë të moshuarit nga demenca

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.