Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përdorimi i tepërt i kufjeve mund të dëmtojë dëgjimin e fëmijëve, apelojnë ekspertët mjekësor

Jetë 28/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ekspertët thonë se fëmijët e vegjël që përdorin kufje ose pajisje të tjera personale si audio- kufjet janë në rrezik për probleme me dëgjimin, duke përfshirë tinitusin dhe humbjen e dëgjimit.

Një sondazh i ri i Universitetit të Michigan Health C.S. Mott për Shëndetin e Fëmijëve zbuloi se përdorimi i kufjeve tek fëmijët e vegjël është në rritje. Dhe kjo rritje i ka shqetësuar ekspertët për rreziqet e mundshme për shëndetin e dëgjimit të fëmijëve, shkruan burimi Health News përcjell Gazeta Shneta.

Sondazhi, i kryer në gusht 2023, anketoi 1,152 prindër në Shtetet e Bashkuara me të paktën një fëmijë të moshës 5 deri në 12 vjeç. Mes tjerash, sondazhi u kërkoi prindërve të raportonin nëse fëmijët e tyre përdornin kufje – për sa kohë i përdornin ato dhe nëse u përpoqën të kufizojnë përdorimin e tyre tek fëmijët.

Sipas Mott Poll Report, 79% e prindërve me fëmijë të moshës 9 deri në 12 vjeç dhe 53% me fëmijë 5 deri në 8 vjeç raportuan se fëmija i tyre përdorin kufjet. Fëmijët kryesisht i mbanin këto pajisje personale dëgjimore në shtëpi, shkollë ose në makinë.

Gati gjysma e prindërve të anketuar thanë se përdorimi i kufjeve ndihmon për t’i argëtuar fëmijët e tyre.

Për më tepër, midis prindërve që raportuan se fëmija i tyre përdorë kufje, 16% thanë se i përdorin këto pajisje për të paktën 2 orë, 24% për 1 deri në 2 orë dhe 52% për më pak se një orë në ditë.

Megjithatë, 57% e prindërve të anketuar treguan se përpiqen të kufizojnë kohën e fëmijës së tyre për të mbajtur kufje duke i nxitur të rinjtë të bëjnë një pushim ose duke vendosur kufizime kohore në përdorim.

Për më tepër, 77% e prindërve thanë se përdorimi i kufjeve është i pranueshëm nëse volumi mbahet në nivelin e duhur.

A mund të dëmtojnë kufjet dëgjimin e fëmijëve?

Rezultatet e Sondazhit Mott tregojnë se përdorimi i kufjeve tek fëmijët më të vegjël po rritet. Për shkak se këto pajisje janë relativisht të reja në këtë grupmoshë, nuk dihet shumë për ndikimet afatgjata në dëgjim.

Sipas raportit, ekspozimi ndaj zhurmës së tepërt mund të ndikojë në zhvillimin e gjuhës, mësimin dhe gjumin e fëmijëve. Për më tepër, fëmijët e vegjël kanë kanale më të vogla të veshit se të rriturit, duke i bërë ata më të prekshëm ndaj dëmtimit të zhurmës.

Një studim i publikuar në vitin 2021 sugjeron se adoleshentët që përdornin kufje në një mjedis të zhurmshëm kishin një rrezik 4.5 herë më të lartë për të përjetuar humbje dëgjimi dhe një rrezik 8.4 herë më të madh për të pasur një problem dëgjimi sesa ata që nuk përdornin këto pajisje personale audio.

Ndërsa zhurmat e larta mbi 120 decibel mund të shkaktojnë dëmtim të menjëhershëm të dëgjimit, zhurmat mbi 70 decibel gjithashtu mund të dëmtojnë dëgjimin nëse vazhdon për një kohë të gjatë.

Në një njoftim për shtyp, Dr. Susan Woolford, një pediatre dhe bashkëdrejtoreshë e sondazhit të Mott, vuri në dukje se ka disa strategji që prindërit mund të përdorin për të reduktuar ekspozimin ndaj zhurmës nëpërmjet përdorimit të kufjeve. Kjo përfshin:

– Kontrolloni nivelin e zërit në pajisjet e dëgjimit për t’u siguruar që ato janë më pak se 70 dBA (zëshmëria relative e decibelëve të dëgjuar), pasi dëmtimi i lidhur me zhurmën nuk ka gjasa në këto nivele.

– Ndiqni rregullin 60/60, ku fëmijët janë të kufizuar në jo më shumë se 60 minuta përdorim të kufjeve në ditë në jo më shumë se 60% të volumit maksimal.

– Dhe programoni çdo ditë kohë pa pajisje dhe zbatoni këtë rregull duke i hequr kufjet e fëmijës kur të ketë skaduar afati kohor.

Dr. Woolford tha se nëse një prind dyshon se fëmija i tyre po përjeton shenjat e hershme të humbjes së dëgjimit, të tilla si vonesa në të folur, të folurit me zë të lartë me njerëzit afër, ose mungesë reagimi ndaj zhurmave të larta, ata duhet të kërkojnë këshilla nga një pediatër, audiolog ose një mjek i veshit, hundës dhe fytit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakJoga u sjell përfitime grave në rrezik të Alzheimerit, zbulon një studim i ri
Artikulli i rradhës Luftimi i stigmës së kancerit të prostates tek meshkujt

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.