Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përfaqësues të FSSHK-së në QKUK, spitale dhe QKMF kundërshtojnë kuvendin ku Tevide Imeri u zgjodh kryetare

Lajme 12/05/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Përfaqësues të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në QKUK, disa spitale rajonale dhe QKMF, kanë dal sot me një konferencë për media ku kanë kundërshtuar kuvendin nga i cili u zgjodh kryetare Tevide Imeri.

Kryetari i Sindikatës së QKUK-së Xhemajl Selmani, ka thënë se procesi zgjedhor ka qenë i manipuluar dhe për më tepër sipas tij i është mohuar kandidatura për kryetar Blerim Sylës, transmeton Gazeta Shneta.

Në deklaratën e përbashkët me përfaqësues të Spitalit të Pejës, Prizrenit, Gjakovës, Gjilanit, Vushtrrisë, si dhe QKMF Deçan, Klinë, Skenderaj, Drenas, Lipjan, Fushë Kosovë, Obiliq, Vushtrri dhe Gjilan, ata shprehen kundër procesit zgjedhor dhe pretendojnë se nënshkrimet e tyre janë manipuluar.

“Me qe procesi zgjedhor ishte skajshmerisht i manipuluar dhe kapaku i kesaj te keqeje ishte mohimi i kandidaturave te Dr.Blerim Syla dhe Dr.Xhemajl Selmani per kryetar dhe nenkryetar te FSSHK nga ana e komisionit te verifikimit te mandateve I thirrur dhe udhehequr nga persona jo legjitim me qka eshte bere shtremberimi i vullnetit te perfaqesuesve sindikal  regjional e si rrjedhoje e kesaj edhe deshtimi i mbajtjes se kongresit te dt.07.04.22 dhe shtyrja e tije nga ana e ketij grupi te inkriminuar e gjithashtu thirrja e pa autorizuar, e jashteligjshme dhe mbajtja e tije brenda afatit dy ditor /i thirrur me dt.27.04.22 dhe i mbajtur me dt.29.04.22/, me shkelje te supozuara dhe veprat penale si në kallzimin penal dhe plotësimin e tij”, ka deklaruar Selmani, së bashku me përfaqësues të rajoneve të FSSHK-së.

Deklarata e plotë:

Duke pasur parasyshe gjendjen e krijuar me mbajtjen e kongresit te jashteligjshem te FSSHK te dt.29.04.22, i thirrur nga nje grup njerezish te pa autorizuar dhe uzurpimin e ambienteve te FSSHK po nga ky grup i vetequajtur Kryesi e FSSHK ne krye me znj. Tevide Ymeri, ka lindur nevoja qe ne udheheqesit e njesive perberese te FSSHK /QKUK, Spitali i Pejes, Spitali i Prizrenit, Spitali i Gjakoves, Spitali i Gjilanit, Spitali i Vushtrrise; QKMF Deqan, Kline, Istog,Skenderaj,Drenas, Lipjan,F.Kosove, Obiliq, Vushtrri, Gjilan/ te mbajme nje takim konsultativ lidhur me kete gjendje te krijuar.

Me qe procesi zgjedhor ishte skajshmerisht i manipuluar dhe kapaku i kesaj te keqeje ishte mohimi i kandidaturave te Dr.Blerim Syla dhe Dr.Xhemajl Selmani per kryetar dhe nenkryetar te FSSHK nga ana e komisionit te verifikimit te mandateve I thirrur dhe udhehequr nga persona jo legjitim me qka eshte bere shtremberimi i vullnetit te perfaqesuesve sindikal  regjional e si rrjedhoje e kesaj edhe deshtimi i mbajtjes se kongresit te dt.07.04.22 dhe shtyrja e tije nga ana e ketij grupi te inkriminuar e gjithashtu thirrja e pa autorizuar, e jashteligjshme dhe mbajtja e tije brenda afatit dy ditor /i thirrur me dt.27.04.22 dhe i mbajtur me dt.29.04.22/, me shkelje te supozuara dhe veprat penale si në kallzimin penal dhe plotësimin e tij.

Gjithashtu duam te ju njoftojme se menjehere pas shkeljeve te para ligjore, me dt.06.04.22 ne te dy, Dr.Blerim Syla dhe Dr.Xhemajl Selmani, permes te te autorizuarit tone Av.Florim Shefqeti, kemi ushtruar kallezim penale prane Prokurorise Themelore ne Prishtine dhe kemi pritur fillimin e procesit gjyqesor andaj jemi kyrsyer nga veprimet tona e qe ne dukje te pare mund te kete krijuar opinionin e disavantazhit dhe terheqjes defanzive. Perkundrazi, ne jemi ne pritje te fillimit te procesit gjyqesor dhe shpresojme qe se shpejti, prokuroria do te ngrise aktakuzë dhe vendosjen e nje mase te caktuar.

Ne, permes perfaqesuesit te autorizuar ligjor dhe ne perputhje me te drjten per qasje ne dokumente publike kemi kerkuar dokumentacionin e mbajtjes se ketij kongresi te jashtligjshem /proesverbalin, listen e delegateve,etj dhe ende nuk na eshte kthyer pergjigje. Kjo edhe me tej rrit dyshimet për montimin dhe falsifikimin edhe me tej të të dhënave zyrtare.

Nga ky takim konsultativ, ne pjesmarresit e tije therrasim grupin e inkriminuar qe te mos marrin veprime me te cilat thellohen ne veprime te pa ligjshme, veprime keto te cilat njekohesisht qojne ne dezorientim dhe demtim te rende te funksionimit te FSSHK si dhe krijojne huti e pakenaqesi ne anetaresine e gjere te FSSHK.

Nga takimi me perfaqesuesit sindikal dhe referimet tona te perbashketa mund te konstatojme se shumica e numrit te delegateve nuk kane qene pjesmarres ne kongresin e jashtligjshem, andaj edhe nje here therrasim organet e drejtesise/Prokurorine/ qe te ndermarre hapat e nevojshem ne vendosjen e rendit dhe te drjtes ne FSSHK.

Mbesim me shprese qe ky grup te mos ndermarre veprime te metejme kunderligjore.

Artikulli paraprakPërdorimi i antidepresantëve gjatë shtatzënisë nuk lidhet me epilepsinë tek fëmijët
Artikulli i rradhës Obeziteti në shtatzëni rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare tek pasardhësit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.