Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përfitimet shëndetësore të dushit me ujë të ftohtë

Jetë 06/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dushi me ujë të ftohtë në vend të atij me ujë të ngrohtë ka shumë përfitime për shëndetin tonë – nga shkrirja e dhjamit të tepërt, përmirësimit të imunitetit, qarkullimit më të mirë të gjakut dhe lëkurë më të pastër e më të shëndetshme.

Më poshtë mund të gjeni disa prej përfitimeve shëndetësore që mund të keni nëse aplikoni dushin me ujë të ftohtë.

Dushi me ujë të ftohtë ndihmon pas ushtrimeve

Nuk ka asgjë më të mirë për të zvogëluar dhimbjen pas ushtrimeve të lodhshme se sa dushi me ujë të akullt gjë të cilën e aplikojnë atletët rregullisht. Nëse mendoni se një gjë e tillë është shumë për ju, thjesht mund të bëni një dush të shpejtë pas sesionit tuaj të stërvitjes.

Dushi me ujë të ftohtë ndihmon shkrirjen e dhjamit

Trupi ynë ka dy lloje të dhjamit: yndyrën me ngjyrë të bardhë dhe atë me ngjyrë kafe. Yndyra me ngjyrë të bardhë është yndyra e keqe e cila krijohet pasi konsumojmë më shumë kalori sesa nevojat e trupit tonë dhe ato kalori grumbullohen kryesisht në zonën e belit, në pjesën e poshtme të shpinës, qafës dhe tek kofshët.

Yndyra me ngjyrë kafe është përgjegjës për gjenerimin e nxehtësisë për ta mbajtur trupin të ngrohtë.

Ajo që nuk e dini është se ky lloj i yndyrës aktivizohet për shkak të ftohtit ekstrem dhe kështu uji i ftohtë ndihmon në djegien e kalorive për ta mbajtur trupin të ngrohtë, gjë që rezulton në humbje peshe.

Sipas studiuesve skandinavë, ekspozimi ndaj temperaturave të ftohta rrit normën metabolike të yndyrës kafe deri në 15-fish, gjë që mund t’ju ndihmojë të humbni 9 kilogramë në një vit.

Dushi me ujë të ftohtë forcon imunitetin dhe përmirëson qarkullimin e gjakut

Dushi me ujë të ftohtë forcon sistemin tuaj imunitar duke nxitur lirimin e qelizave të bardha të gjakut që ju mbrojnë nga viruset, ftohjet dhe sëmundjet e tjera. Gjithashtu, një dush i tillë përmirëson qarkullimin e gjakut gjë që parandalon hipertensionin.

Dushi me ujë të ftohtë ju bën të keni flokë dhe lëkurë më të bukur

Uji i ftohtë ka aftësinë për të shtrënguar kutikalet dhe poret tuaja, duke i penguar ato të bllokohen, që do të thotë se kështu mbron lëkurën tuaj nga krijimi i puçrrave të fytyrës. Dushi me ujë të ftohtë është gjithashtu i mirë për flokët tuaj, sepse i bën ato më të buta dhe me shkëlqim.

Dushi me ujë të ftohtë rrit disponimin

Ju shpesh jeni këshilluar që të futeni në dush me ujë të ftohtë menjëherë pasi të zgjoheni, sepse kjo ndihmon në frymëmarrjen tuaj, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ritmin e pulsit tuaj duke bërë kështu që edhe trupi juaj të ketë shumë më shumë energji.

Artikulli paraprakKatër gjërat e çuditshme që ju ndodhin gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Çfarë e shkakton dridhjen e syrit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.