Studiuesit shikuan lidhjen midis mikrobeve të zorrëve dhe niveleve të antitrupave në 120 foshnja që ishin vaksinuar.
Foshnjat e “lindura në mënyrë natyrale” kanë nivele më të larta të antitrupave pas vaksinimeve jetësore të fëmijërisë në krahasim me ato të lindura me prerje cezariane, shkruan Independent.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Studiuesit shikuan lidhjen midis mikrobeve të zorrëve dhe niveleve të antitrupave në 120 foshnja që u vaksinuan në javën e tetë dhe të dymbëdhjetë kundër infeksioneve të mushkërive dhe meningjitit.
Ne e dimë prej shumë kohësh se mënyra e lindjes është tepër e rëndësishme kur bëhet fjalë për llojin e baktereve që kolonizojnë zorrët tona.
– Dr. Marie Lewis
Dhe ekipi hulumtues zbuloi gjithashtu se për antitrupat e infeksionit të mushkërive, ushqyerja me gji ishte e lidhur me nivele 3.5 herë më të larta të antitrupave krahasuar me fëmijët e ushqyer me formulë të cilët ishin “lindur në formë natyrale”.
Nivelet e antitrupave si rezultat i vaksinës së meningjitit u testuan në 66 foshnja dhe ekspertët zbuluan se nivelet e antitrupave ishin 1.7 herë më të larta për foshnjat e lindura në mënyrë natyrale, pavarësisht nga ushqyerja me gji, krahasuar me ato të lindura me seksion cezarian.
Ne e dimë se bakteret tona të zorrëve në fillimet e jetës nxisin zhvillimin e sistemit tonë imunitar dhe lindjet natyrale janë të lidhura me zvogëlimin e rreziqeve të zhvillimit të kushteve inflamatore, siç është astma.
– Dr. Marie Lewis
Mikrobioma e zorrëve mbillet në lindje, zhvillohet me shpejtësi gjatë muajve të parë të jetës dhe ndikohet kryesisht nga mënyra e lindjes, ushqyerja me gji dhe përdorimi i antibiotikëve.
Foshnja i merr bakteret përmes “lindjes natyrale” dhe qumështi i nënës është i nevojshëm për të siguruar sheqernat që këto baktere të zhvillohen.
Studiuesit e universitetit thanë se mikrobioma e foshnjave në jetën e hershme kontribuoi në reagimin e sistemit imunitar ndaj vaksinave dhe vendosi nivelin e mbrojtjes kundër infeksioneve të caktuara në fëmijëri. /Gazeta Shneta/