Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Perimet që sjellin përfitime shëndetësore kur zihen

Jetë 27/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dilema për largimin e përfitimeve shëndetësore pas zirjes së perimeve përfundon këtu.

Rregull i pashkruar është që perimet e ziera kanë më pak përbërës ushqyes kur janë të ziera, mirëpo nuk është përherë kështu.

Disa perime është e domosdoshme të përpunohen në mënyrë termike nëse do të dëshironim të përftonim përbërës më të shëndetshëm.

Ka perime në të cilat përbërësit më të shëndetshëm gjenden në shtresat e forta të frytit të cilat patjetër duhet t’i ziejmë, në mënyrë që ato të lirohen dhe të jenë të ngrënshme.

Këto pesë lloje perimesh patjetër zieni para se t’i hani.

Karota

Zierja e garrotës aktivizon karotenoidet e veta,të cilat janë të shkëlqyeshme kundër kancerit. Zierja shton dobishmërinë e tyre për 14 për qind, mirëpo assesi mos i fërgoni sepse ashtu zvogëloni praninë e këtyre përbërësve të dobishëm për 13 për qind.

Kërpudhat

Një filxhan kërpudha të ziera ka dyfish më shumë kalium të domosdoshëm për ndërtim të muskujve, niacin i cili është i shkëlqyeshëm për zemër, zink i cili rrit imunitetin, magnez i cili forcon eshtrat më shumë se një filxhan kërpudhash të freskëta. Zieni në zjarr të mesëm, ndërkaq ato vetë lirojnë mjaft ujë, prandaj kushtoni kujdes që të mos i zieni tepër.

Spinaqi

Kjo perime e gjelbër është e pasur me përbërës ushqyes, mirëpo shumë më tepër kalcium dhe hekur absorbojmë nga spinaqi i zier. Këta përbërës lirohen kur spinaqi u ekspozohet temperaturave të larta. Zieni spinaqin shkurt në ujë ngrohtë valë dhe pastaj qiteni në ujë të ftohtë.

Shpargulli

Studimi ka treguar që kur e zieni këtë artikull shtoni nivelin e gjashtë përbërësve ushqyes. Me zierje shtohet sasia e antioksidantëve të cilët janë të domosdoshëm në luftën kundër kancerit. Fundoseni të tërën në ujë të vluar dhe nxirreni nga uji kur të marrin ngjyrë gjelbër të shkëlqyeshme. Shtoni pak lëng limoni dhe vaj ulliri.

Domatja

Qoftë kur e piqni, fërgoni apo e zieni, temperaturat e larta ngrenë nivelin e likopenit, i cili gjendet në domate dhe zvogëlon rrezikun nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Ngrohja e domates 30 minuta në 190 gradë shton nivelin e absorbimit të likopenit për 35 për qind. Edhe pse zvogëlohet sasia e vitaminës C, sasia e antioksidantëve të cilët luftojnë kundër sëmundjeve të ndryshme shtohet për 62 për qind./TetovaSot/

Artikulli paraprakAdelina Ismaili zbulon sekretin: Ja si i humba 37 kilogramët pas lindjes së djalit
Artikulli i rradhës Nëna që u arrestua pasi la beben jashtë restaurani ka diçka për të thënë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.