Ashtu si të gjithë nënat, as Adelina Ismaili nuk mund t’i shmangej shtimit në peshë.
Këngëtarja shtoi plot 37 kilogramë, ndërsa pak kohë pas ardhjes së Uliksit i humbi sërish ato.
Adelina i habiti të gjithë duke postuar foto me rroba banjo ku shfaqej në super formë, por si arriti ajo t’i humbte kilogramët?
Në një intervistë për “Thumb”, këngëtarja ka treguar se i ka humbur kilogramët vetëm me dietë dhe sport. Më pas ajo tregoi se pas muajit të katërt, Uliks e ka lodhur shumë dhe kështu ka filluar të humbë pak nga pak kilogramët e tepërt./Infokusi/