Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përmbarimi i tërheq afro 2 milionë euro nga buxheti, rrezikohen shërbimet shëndetësore në Prizren

Lajme 28/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit ka ngritur alarmin për një situatë që e ka cilësuar si të papranueshme dhe me pasoja serioze për ofrimin e kujdesit ndaj qytetarëve, pasi përmes procedurave përmbarimore nga buxheti i saj janë tërhequr rreth 2 milionë euro.

Përmes një reagimi publik, drejtori i Shëndetësisë, Sylejman Baxhaku, bëri të ditur se ky veprim ka prekur rëndë kapacitetin financiar të institucionit, duke theksuar se për herë të parë janë marrë 1 milion euro pikërisht nga kategoria “Mallra dhe Shërbime”, mjete këto të parapara për furnizime esenciale dhe funksionimin e përditshëm të institucioneve shëndetësore.

Sipas Baxhakut, kjo ndërhyrje nuk përbën vetëm çështje financiare apo administrative, por një goditje të drejtpërdrejtë ndaj shërbimeve jetike që u ofrohen pacientëve.

“Çdo euro e këtij buxheti është e destinuar për barna, pajisje, shërbime dhe kujdes për qytetarët. Tërheqja e këtyre mjeteve cenon në thelb funksionimin normal të institucioneve shëndetësore”, ka theksuar ai.

Ai ka paralajmëruar se pasojat tashmë janë të pashmangshme dhe se situata do të reflektohet në kufizim të shërbimeve, mungesë furnizimesh dhe vështirësi serioze në trajtimin e pacientëve në qendrat shëndetësore komunale.

“Ky është një realitet i ri i krijuar si pasojë e vendimeve që prekin drejtpërdrejt sektorin e shëndetësisë. Qytetarët duhet ta dinë se ofrimi i shërbimeve nuk mund të mbetet i paprekur në këto rrethana”, thuhet më tej në reagim.

Shqetësimi i Drejtorisë vjen në një kohë kur institucionet lokale po përballen me barrë të shtuar financiare nga vendimet gjyqësore dhe procedurat përmbarimore, të cilat në raste të ngjashme kanë goditur ndjeshëm buxhetet komunale në vend.

Drejtoria e Shëndetësisë nuk ka bërë të ditur ende se cilat shërbime konkrete do të preken fillimisht, por ka lënë të kuptohet se mungesa e mjeteve në kategorinë e furnizimeve bazike do ta bëjë të pamundur ruajtjen e nivelit aktual të shërbimeve për qytetarët.

Artikulli paraprakAlarmante: Qentë e sakatojnë vajzën 15-vjeçare, e sulmojnë në QKUK
Artikulli i rradhës IKSHPK reagon për ndotjen e ajrit nga KEK-u: Shkaktar i rritjes së vdekshmërisë

Ju sugjerojmë

Vala e të nxehtit godet Britaninë, thyhet rekordi 50-vjeçar

24/06/2026 Lajme

Ministria e Shëndetësisë mirëpret raportin e auditimit për vitin 2025, konfirmohet opinion i pamodifikuar për pasqyrat financiare

24/06/2026 Lajme

Evropa po digjet nga i nxehti, ja masat e pazakonta që po marrin shtetet për t’u mbrojtur

24/06/2026 Lajme

Thellohet skandali i “CFO Pharma” me ilaçet/ Prokuroria zbuloi 700 mijë € “fiktive”, skema shkon mbi 2 mln €

24/06/2026 Lajme

Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë

24/06/2026 Lajme

Franca konfirmon rastin e parë me Ebola

24/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.