Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përse ju dhembin gjunjët kur prishet koha?

Jetë 18/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumë njerëz ankohen për dhimbje në gju, apo në kyçe, kur shiu është gati të bjerë.

Nuk bëhet fjalë thjesht për një besim popullor, pasi shumë njerëz e përjetojnë këtë korrelacion në trupin e tyre, veçanërisht ata që vuajnë nga artriti ose reumatizmi. Megjithatë, ende nuk ka asnjë provë shkencore se pse kockat, muskujt dhe kyçet dhembin kur bie shi ose kur është gati të bjerë shi.

Sipas një studimi meksikan, origjina e problemit është lëngu sinovial i pranishëm në sasi të vogla në kyçet tona të lëvizshme, si gjunjët, bërrylat, shpatullat dhe duart. Ky lëng mbron skajet e kockave, duke zbutur fërkimin e kyçeve gjatë lëvizjeve të ndryshme me efekt lubrifikues.

Kur presioni atmosferik bie, dhe së bashku me rritjen e lagështisë, lëngu sinovial tenton të zgjerohet pak, duke shkaktuar dhimbje veçanërisht në kyçet. Për më tepër, temperaturat më të ulëta mund ta përkeqësojnë problemin, pasi muskujt, tendinat dhe ligamentet priren të ngurtësohen në një masë më të madhe në të ftohtë.

Për këto arsye, mund të jetë e këshillueshme që nyjet t’i mbani të ngrohta dhe gjithmonë aktive, duke ushtruar aktivitet fizik të përshtatshëm për moshën dhe gjendjen shëndetësore./telegrafi,al/

Artikulli paraprakSpondiliti Ankilozant: Një sëmundje komplekse që mund të shkaktojë sëmundje serioze të zemrës
Artikulli i rradhës Shkaqet më të zakonshme të çekuilibrit hormonal te gratë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.