Çfarë ndodhë kur ngjyra e tatuazheve injektohet në lëkurën tuaj?
Shumica e sasisë së ngjyrës mbetet përherë e bllokuar në vendin e tatuazhit, por disa pigmente udhëtojnë drejt nyjeve limfatike apo edhe në qendra të tjera më të largëta.
Popullariteti i tatuazheve është rritur në 20 vitet e fundit, me 29% e njerëzve vetëm brenda SHBA, kanë të paktën nga një tatuazhë në trup.
Por, a e dini se ngjyra që përdoret për tatuazhe nuk është përpunuar për t’u përdorur në trupin e njerëzve?
Ato janë bërë që të aplikohen për punë të ndryshme, si për shembull ngjyrosja e veturave apo materiale tjera industriale. Pikërisht për këtë arsye, Administrata e Ushqimit dhe Drogës në Amerikë, nuk e ka aprovuar asnjë pigment për tatuazhe, që të përdoret në lëkurën e njeriut, shkruan Medicalneëstoday, transmeton Gazeta Shneta.
Ndryshe, megjithëse shumica e pigmenteve të tatuazheve përmbajnë edhe substancën karcinogjen, deri tani nuk është gjetur ndonjë fakt konkret, se këto kemikale të ngjyrës në fjalë të kenë shkaktuar kancerin.
Përpos kësaj, në disa raste, ka ndodhur që kjo ngjyrë të qarkullojë në gjakun e njeriut dhe ka mbërritur deri tek mëlqia, duke e dëmtuar këtë të fundit rëndë.
Prandaj, radhës tjetër kur vendosni të bëni një vizatim në trupin tuaj, kujtojeni se përpos pamjes së kryeveprës në lëkurën tuaj, edhe organet e brendshme do të pësojnë ndryshme në gjendjen e tyre shëndetësore. /Gazeta Shneta/