Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përse nuk i duroni dot zhurmat e të ngrënit? Sëmundja që shkakton zemërim

Jetë 13/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

E keni parasysh momentin kur dikush mbllaçitet pranë jush? Për disa persona, kjo zhurmë është e lehtë për tu injoruar.

Megjithatë, shumë njerëz acarohen dhe bezdisen prej këtyre tingujve. Një reagim i tillë njihet si misofonia dhe ka të bëjë me një reagim të tepruar emocional ndaj një zhurme ose tingulli të caktuar.

Përveç mbllaçitjes, ka njerëz që acarohen nga frymëmarrja e zhurmshme, por edhe gërvishtja e sipërfaqeve të ndryshme me thonj.

Një studim britanik ka arritur të zbulojë se çfarë ndodh në trurin e njeriut kur dëgjon zhurma të tilla bezdisëse.

Çfarë  thonë ekspertët?

Në studim u përdorën rrezet X për të analizuar trurin e 20 personave që vuajnë nga misofonia dhe 22 të tjerëve që nuk reagojnë ndaj tingujve dhe zhurmave të lartpërmendura. Gjatë eksperimentit, të gjithë pjesëmarrësit ishin të detyruar të dëgjonin tinguj të ndryshëm si ai i shiut, ulërima, frymëmarrje, mbllaçitje apo edhe gërvishtje.

Më pas, grafitë treguan se në rastin e personave të prekur nga misofonia, pjesa e trurit që bashkëlidh shqisat me emocionet ishte më tepër aktive se tek personat e tjerë. Një nga studiuesit e këtij eksperimenti i tha BBC-së se truri i njerëzve që vuajnë nga misofonia, ndizet nga zemërimi dhe rraskapitet nga këto zhurma e tinguj.

“Emocioni që mbizotëron në rastin kur dikush dëgjon dikë që mbllaçitet nuk është thjesht neveri. Është zemërim i pastër. Ngjan si një reagim normal, por pastaj merr përmasa më të mëdha,” tha Dr. eksperti Sukbinder Kumar në një intervistë për BBC-në.

A ka trajtime për misofoninë?

Ekspertët thonë se për këtë çrregullim nuk ka trajtime të mirëfillta. Megjithatë, njerëzit mund të gjejnë mënyra për tu mbrojtur nga një reagim i tepruar emocional duke mbajtur kufje veshësh.

Këto reagime emocionale ndaj mbllaçitjes dhe jo vetëm kanë tendencën të përkeqësohen nga konsumi i alkoolit dhe kafeinës. Ekspertët shpresojnë që të kryejnë studime të mëtejshme për të kuptuar më qartë këtë çrregullim që nuk diagnostikohet dot dhe për të ofruar trajtime specifike ndaj tij./TopChannel/

Artikulli paraprak7 faktorë të stilit të jetesës së shëndetshme që mund të zvogëlojnë rrezikun e depresionit
Artikulli i rradhës Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj mjekut Arben Esati për kanosje ndaj gazetarit Bujar Vitija

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.