Sipas një ekipi studiuesish australianë, të zgjoheni më muzikë ju ndihmon shumë që gjatë ditës të jeni më të vëmendshëm.
Përveç kësaj pjese të studimit, studiuesit treguan nëse melodia e alarmit tuaj është e duhura që ju të kaloni ditë sa më produktive shkruan Healthline, transmeton GazetaShneta.
Studimi i botuar në revistën PLoS One, përfshiu 50 persona dhe detyrë e tyre ishte plotësimi i një pytësori në kushte anonimi.
Autori kryesor, Stuart McFarlane, tregoi se ekipi i tij zbuluan se njerëzit që zgjoheshin më një melodi të alarmit më të qetë ishin më të përqendruar gjatë gjithë ditës.
Ndërkohë, pulmonologu dhe specialisti, Dr.Timothy I.Morgenthaler, rekomandoi disa benefite që është mirë të ndjeken për të bërë një gjumë cilësor:
-Flini mjaftueshëm,
-Mbani një orar të rregullt të gjumit,
-Shmangni alkoolin para gjumit,
-Qëndroni më aktiv gjatë ditës./GazetaShneta/