Sot në Gjilan është përuruar barnatorja qendrore e spitalit.
Investimi i saj ka kushtuar mbi 300 mijë euro, brenda hapësirë së të cilës gjithashtu u adaptua edhe një pjesë e Fiziatrisë, ku do të jipen shërbimet ditore fiziatrike për pacientët, transmeton Gazeta Shneta.
Në përurim i pranishëm ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Vijojnë investimet në shëndetësinë publike. Sot në Gjilan përuruam “Barnatoren Qendrore” të Spitalit. Aty tash e tutje pranimi, ruajtja, shpërndarja e barnave dhe materialeve farmaceutike do të jetë me sigurinë dhe cilësi maksimale”, u shpreh Vitia.
Postimi i plotë:
Vijojnë investimet në shëndetësinë publike
🏥 Krahas modernizimit të spitaleve po investojmë edhe në depon qëndrore dhe barnatoret e spitaleve rajonale.
💊 Hapësirat e dedikuara për ruajtjen e barnave e terapive po transformohen sipas standardeve më të larta.
Sot në Gjilan përuruam “Barnatoren Qendrore” të Spitalit. Aty tash e tutje pranimi, ruajtja, shpërndarja e barnave dhe materialeve farmaceutike do të jetë me sigurinë dhe cilësi maksimale.
✅️ Mbi 300 mijë euro u investuan në këtë hapësirë. Aty gjithashtu u adaptua edhe një pjesë e Fiziatrisë, ku do të jipen shërbimet ditore fiziatrike për pacientët.
Transformim kudo, ditë pas dite.
/Gazeta Shneta/






