Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përurohet “Obstetrika” e Prof. Shefqet Lulaj: Prita me vjet, në fund iu përvesha punës vet

Lajme 20/02/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës sot është përuruar libri “Obstetrika” i autorit Prof. Dr. Shefqet Lulaj.

Profesori i mjekësisë dhe gjinekologu i njohur ka deklaruar se kishte pritur gjatë nga kolegët e tij që ta shkruajnë së bashku librin, por meqë u bë kohë e gjatë e nuk mori përgjigje atëherë iu përvish punës vet.

“Kemi pritur me muaj e me viti, dhe erdhi koha që të përvishen punën vet. Nuk eci në grup dhe vendosa që vet sepse disa gjëra nuk bëhen me të tjerët. E kam ruajtur thelbin e Obstetrikës moderne. Duhet me ditë shumë e me vepruar pak. Është libër qe nuk len dilema, përfshinë 29 kapituj”.

Profesori Selim Krasniqi, deklaroi se tekste të tilla nuk kemi pasur që nga viti 1999 në kohën e Jugosllavisë. “Ky libër po promovohet në themelimin e 50 vjetorit të Universitetit të Prishtinës. Tekste të tilla në gjuhën shqipe në këtë nivel nuk kemi pasur. Çdo fjale dhe fjali e shënuar e ka peshën dhe kuptimin e vet”

“Libri është shkruar nga studenti i këtij fakulteti. Pas përzënies në Fakultetin e Mjekësisë ka shkuar nëpër qendrat universitare të Gjermanisë, arsimin e vet profesional e ka vazhduar me nivele tjera”

Profesor Halil Ahmetaj, theksoi se ka qenë e ditur se nga mendja dhe duart e tij nuk mund të pritej diçka tjetër përveç se një prodhim kulmor që i bën nder atij dhe të na bëjë krenar. Profesori Sejdullah Hoxhaj tha se një tekst i tillë është dashur që moti, por Shefqet pati guximin ta shkruaj e ta publikoj për gjithë studentët. /ekonomiaonline

Artikulli paraprakMësoni arsyjet e paraqitjes së Vasa Previa-s gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës A mund të ndikojë ovulacioni i vonuar në shanset për të ngelur shtatzënë

Ju sugjerojmë

Tre persona nga Vushtrria zhduken gjatë rrugës nga Shkupi drejt Kosovës

19/07/2026 Lajme

Prej dy muajsh mungon Palbociclibi në Onkologji

19/07/2026 Lajme

Tre të plagosur me thika brenda 24 orëve në QKUK, alarmon kirurgu torakal Demaçi

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

18/07/2026 Lajme

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.