Oda e Mjekëve të Kosovës ka përzgjedhur strukturat e reja pas zgjedhjeve të 1 dhjetorit në të cilat u rizgjodh kryetar Pleurat Sejdiu.
Kuvendi i OMK-së është mbledhur dje nën drejtimin e Sejdiut ku është bërë përzgjedhja e strukturave të reja, por që në shumicën prej këtyre pozitave emrat kanë mbetur të njëjtë, shkruan Gazeta Shneta.
“Në këtë mbledhje Dr. Naser Gjonbalaj, Dr. Rrezart Halili dhe Dr. Luaras Idrizi, u zgjodhën nënkryetarë të OMK-së, ndërsa përmes votimit të fshehtë u zgjodhën kryetarët, zv.kryetarët dhe anëtarët e organeve të OMK-së”, thuhet në njoftim.
Anëtarë të Këshillit Drejtues u zgjodhën: Dr. Faik Shatri, Dr. Shqipe Ukelli- Bajrami, Dr. Tefta Isufaj-Haliti.
Kryetar i Këshillit Mbikqyrës u zgjodh Dr. Rrustem Musa, zv. kryetar Dr. Florim Zejnullahu, anëtarë: Dr. Shaip Aliu, Prof.Dr. Brunilda Profka- Haxhiu, Dr. Flori Bakalli
Këshilli Etik: Dr. Fejsal Mehmeti, kryetar i Këshillit Etik, Zv. Kryetar Dr. Agron Çitaku, anëtarë: Dr. Dafina Mahmutaj dhe Dr. Siada Selmani.
Prokuror i OMK-së u zgjodh Dr. Bajram Ajeti ndërsa Zv. Prokuror Dr.Adnan Biqku. Pjesëmarrës të kësaj mbledhje ishin 123 anëtarët të Kuvendit të ri të OMK-së. /Gazeta Shneta/