Australia raportoi një rekord të lartë të vdekjeve nga COVID-19 të martën, dhe shteti i saj i dytë më i madhi, shpalli një emergjencë spitalore për të përballuar pranimet në rritje të pacientëve dhe mungesën e personelit për shkak të koronavirusit.
74 vdekjet ndodhën në tre shtetet e saj më të populluara. New South Wales raportoi 36 vdekje, Victoria raportoi 22 dhe Queensland 16. Rekordi i mëparshëm ditor ishte 59 vdekje të lidhura me koronavirusin më 4 shtator 2020, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
Ministri Federal i Shëndetësisë, Greg Hunt, tha se kishte shenja se shkalla e infeksionit në Uellsin e Ri Jugor po arrinte kulmin dhe Victoria ishte afër një ngritje të lartë poashtu.
Qeveria e Uellsit të Ri Jugor ka përjashtuar një bllokim si masë anti -COVID, për të kundërshtuar variantin shumë ngjitës të Omicron. Në tetor, Sidnei i dha fund një bllokimi 108-ditor sepse popullsia e qytetit më të populluar të Australisë ishte kryesisht të vaksinuar.
Një tjetër bllokim do të kishte “pasoja thelbësore për burrat dhe gratë në të gjithë shtetin për sa i përket të qenit në gjendje të sigurojnë ushqim në tryezë për familjen e tyre,” tha kryeministri i shtetit Domonic Perrottet për Australian Broadcasting Corp.
Victoria shpalli një emergjencë për spitalet në kryeqytetin e saj shtetëror, Melburn, dhe disa spitale rajonale nga mesdita e së mërkurës për shkak të mungesës së stafit dhe një rritje të pranimeve të pacientëve. Rreth 5,000 punonjës shëndetësor mungojnë sepse janë ose të infektuar ose janë kontakte të ngushta të infeksionit.
Deklarata e urgjencës nënkupton aftësi dhe kapacitet shtesë që duhet të mobilizohen për të marrë një fluks pacientësh. Disa nga stafi i spitalit mund të tërhiqen nga pushimi dhe më shumë shërbime do të shtyhen. Fizioterapistëve dhe studentëve të mjekësisë do t’u kërkohet të marrin përsipër detyrat e infermierisë.
Është hera e parë që urgjenca aktivizohet në shumë spitale në të gjithë shtetin.
Më shumë se 2,700 njerëz kanë vdekur me COVID-19 në Australi, e cila ka një popullsi prej 26 milion banorësh. /Gazeta Shneta/