Të paktën pesë persona kanë mbetur të lënduar në një vetaksident të ndodhur në dalje të Malishevës gjatë pasdites të së enjtes.
Siç ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, njëri nga personat e përfshirë në aksident, ka marrë lëndime më të rënda.
Ky vetaksident ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë, me ç’rast automjeti ka dalë nga rruga.
“Një vetaksident ka ndodhur në dalje të Malishevës, në drejtim të fshatit Banjë. Një veturë ka dalë nga rruga për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe janë lënduar pesë persona, njëri nga ta ka lëndime më të rënda. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor. Rasti po hetohet nga njësitet relevante”, ka thënë Elezaj./KTV/