Kanë humbur jetën pesë persona në fshatin Biraqë të Suharekës në një aksident trafiku ndërmjet autobusit dhe një makine.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, që sipas tij janë tre fëmijë dhe dy të rritur që kanë vdekur si pasojë e këtij akisdenti.
“Rreth orës 13:21 minuta në magjistralen Suharekë – Duhel ka ndodhur një aksident i tmerrshëm komunikacioni me ç’rast kanë humbur jetën pesë persona: dy të rritur dhe tre fëmijë”, ka shkruar Berisha në rrjetin social Facebook.
“Vdekjet janë konfirmuar nga emergjenca e cila ka dalë në vendin e ngjarjes. Aksidenti ka ndodhur në mes të një automjeti të llojit BMË dhe një autobusi”.
Derisa siç raporton Klan Kosova të gjitha viktimat janë të një familjeje, derisa aksidenti sipas dëshimtarëve të ngjarjes ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë nga ana e drejtuesit të autobusit.