Problemet me traktin urinar tek gratë janë një problem mjaft i zakonshëm derisa për këtë ka folur Lindita Myzyri, mjeke gjinekologe në Qendrën Shëndetësore Nr. 3, në Tiranë.
Ajo më tej vazhdon duke treguar për ndërlikimet, duke theksuar që më së shumti inkontinenca e dëmton vijueshmërinë normale të gruas, duke vazhduar me probleme në traktin urinar si dhe në lëkurë.
Ekzistojnë disa mënyra të trajtimit, që është rëndësia e vlerësimit në fazat fillestare nga vetë pacienti, si dhe thellimin e mjekut që të ekzaminojë se cilët janë shkaktarët.
Inkontinencë quhet paaftësia për ta kontrolluar mbajtjen e urinës. Haset si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Por, tek femrat haset më shpesh se tek meshkujt dhe kjo për shkaqe të vetë ndërtimit të strukturës anatomike të saj.
Me zhvillimin e foshnjës, organet janë më të dendura me njëri-tjetrin, dhe kështu presioni në fshikëzën e urinës vetëm sa vjen e shtohet, sidomos në tremujorin e dytë dhe atë të tretë. Por këto probleme mund të vazhdojnë edhe pas lindjes, sidomos nëse keni pasur një shpërndarje vaginale.
Poashtu Dr. Myzyri ka folur edhe për punën e rëndë fizike tek gratë që mbajtja e peshave të rënda ndikon jashtëzakonisht shumë.
Prandaj, duhet të keni kujdes sidomos nëse jeni mbi 40 vjeç, mosha e menopauzës është më e rrezikshmja që një femër të fitojë inkontinencë urinare për shkak të prolepseve që mund të bëjnë./Shendeti/