Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 1,765 raste të reja të infektimit me Covid-19, njofton Ministria e Shëndetësisë (MSH).
Sipas njoftimit, brenda kësaj periudhe janë shënuar pesë raste të vdekjes si rezultat i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid shkruan Gazeta Shneta.
“Nga 9.581 testime, 1.765 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.”, thuhet në njoftimin e fundit.
Në anën tjetër, 121 qytetarë janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive ka arritur në 10,183.
Së fundmi, MSH-ja ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 21,903 doza të vaksinës, ndërsa deri më sot 213,279 qytetarë janë të vaksinuar plotësisht./GazetaShneta/