Enët e gjakut që transferojnë oksigjenin në tërë trupin quhen arteriet.
Arteriet që janë të shëndetshme kanë mure të buta, me qëllim që gjaku mund të rrjedhë lehtësisht përmes tyre.
Por arteriet e bllokuara, nga ana tjetër, janë ato që kanë një substancë të ngjeshur në muret e tyre të brendshme. Kjo substancë njihet si pllakë, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo pllakë mund të bllokojë plotësisht rrjedhjen e gjakut dhe të rrisë mundësinë e goditjes, sulmit në zemër ose në raste të rënda, vdekjes.
Por nëse e parandaloni mirë, mund të shpëtoni nga rreziqe të shumta.
Sipas një studimi klinik, i cili zgjati në më shumë se 3 vite, për të luftuar një gjendje të tillë siç është pllaka, duhet të fusni në dietën tuaj lëngun e shegës.
Sipas hulumtuesve, ajo mund të sigurojë përfitime të shumta shëndetësore dhe madje edhe të zbut rrezikun e stenozës së arteries në 29%, nëse e konsumoni atë për një vit.
Për më tepër, mund të jetë e dobishme për të zhbllokuar arteriet dhe për të shmangur sëmundjet e zemrës./Gazeta Shneta/