Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pijet me sheqer mund të jenë më të dëmshme për shëndetin sesa ushqimet me sheqer

Jetë 14/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hulumtimet e fundit tregojnë se mënyra se si konsumoni sheqerin mund të jetë më e rëndësishme sesa sasia e tij. Një analizë e re lidhi pijet e ëmbëlsuara me një rrezik më të lartë për diabetin tip 2, ndërsa sheqeri nga ushqimet e ëmbla nuk kishte të njëjtin efekt.

Sheqeri i lëngshëm hyn shpejt në qarkullimin e gjakut dhe mund të ngarkojë mëlçinë, duke shkaktuar rezistencë ndaj insulinës. Ekspertët rekomandojnë heqjen graduale të pijeve të ëmbëlsuara për të lehtësuar këtë ndryshim, shkruan burimi Health transmeton Gazeta Shneta.

Analiza e mbi 29 studimeve me më shumë se 500,000 pjesëmarrës tregoi se çdo gotë 355 ml pije të ëmbëlsuar rrit rrezikun për diabet me 25%, ndërsa çdo 240 ml lëng frutash e rrit me 5%. Nga ana tjetër, sheqeri nga ushqimet nuk ishte i lidhur me rritjen e rrezikut, madje në disa raste dukej se kishte efekt mbrojtës.

Ky dallim lidhet me faktin se pijet e ëmbëlsuara nuk përmbajnë fibra, proteina apo yndyrna që ngadalësojnë tretjen, dhe kështu sheqeri kalon shpejt në gjak, duke shkaktuar rritje të shpejtë të glukozës dhe insulinës, pa sinjalizuar trurin për ndjesinë e ngopjes.

Fruktoza në sasi të mëdha konvertohet në yndyrë në mëlçi, duke kontribuar në probleme metabolike dhe rezistencë ndaj insulinës.

Për më tepër, përbërës të tjerë të pijeve të ëmbëlsuara, si ngjyrat dhe aromat artificiale, mund të dëmtojnë metabolizmin tonë. Pijet si soda, pijet sportive dhe koktejet janë zakonisht të dëmshme për shëndetin dhe duhet shmangur.

Nëse jeni të varur nga pijet e ëmbëlsuara, gradualisht zvogëloni sasinë duke i përzier me ujë të gazuar dhe pak lëng frutash, derisa të konsumoni vetëm ujë të gazuar. Shtimi i limonit ose limes mund të ndihmojë për shijen. Ky është një hap i rëndësishëm drejt një zakoni më të shëndetshëm. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakLetra prekëse e nxënëses nga Mitrovica që nuk u pranua në Fakultetin e Mjekësisë: Më la jashtë sistemi i padrejtë
Artikulli i rradhës Kur harrojmë veten, ankthi na kujton rikthimin

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.