Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pilula “Ozempic” premtuese si alternativë më e lirë në krahasim me injeksionet për diabet

Jetë 07/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një zhvillim i ri në trajtimin e diabetit të tipit 2 mund të sjellë një alternativë më të përballueshme dhe praktike për pacientët.

Kompania farmaceutike Novo Nordisk ka njoftuar se versioni oral i semaglutidit, i njohur më parë si ‘Rybelsus’, do të riemërtohet si “pilula Ozempic” dhe do të dalë së shpejti në tregun amerikan, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Ky formulim i ri është më i përthithshëm, duke ofruar të njëjtën efektivitet dhe siguri si versioni i mëparshëm.

Pilula do të jetë e disponueshme në doza të ndryshme dhe mund të merret përmes farmacive, shërbimeve online shëndetësore dhe porosive me postë.

Çmimi pritet të ndryshojë sipas sigurimeve shwndetwsore, por për disa pacientë mund të jetë dukshëm më i ulët krahasuar me injeksionet.

Semaglutidi është një ilaç që ndihmon në kontrollin e sheqerit në gjak, ul oreksin dhe ngadalëson tretjen. Ai është i miratuar për trajtimin e diabetit të tipit 2 dhe për menaxhimin afatgjatë të peshës trupore.

Ndërsa forma me injeksion e Ozempic është më efektive në disa raste, pilula ofron përparësi si lehtësia në përdorim dhe transport. Megjithatë, ajo duhet të merret çdo ditë dhe mund të ketë efekte anësore më të shpeshta.

Ekspertët theksojnë se zgjedhja mes pilulës dhe injeksionit varet nga nevojat individuale të pacientit dhe duhet të bëhet në konsultim me mjekun.

/Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakQKUK nis realizimin e procedurës së plazmaferezës në Repartin e Dializës
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për sot

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.