Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKUK nis realizimin e procedurës së plazmaferezës në Repartin e Dializës

Lajme 07/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në kuadër të Repartit të Dializës, ka nisur realizimi i procedurës së plazmaferezës terapeutike (TPE) nga ekipi i mjekëve nefrologë.

Plazmafereza (TPE) është procedurë terapeutike ekstrakorporale, përmes së cilës largohet plazma e pacientit dhe zëvendësohet me solucione adekuate, me qëllim eliminimin e antitrupave, komplekseve imune dhe substancave të tjera patogjene nga qarkullimi i gjakut. Në shumë raste, kjo procedurë përdoret si trajtim jetëshpëtues, transmeton Gazeta Shneta.

Sipas njoftimit, realizimi i kësaj procedure mundëson trajtimin e sëmundjeve autoimune në disa fusha të mjekësisë, përfshirë nefrologjinë, neurologjinë, hematologjinë, reumatologjinë dhe gastroenterologjinë, si dhe përgatitjen e pacientëve për transplantim të veshkës.

Procedura është realizuar nga ekipi i përbërë nga Dr. Siada Selmani, Dr. Vjollca Godanci Kelmendi, Dr. Petrit Gjaka, infermierja Iliriana Nuredini dhe tekniku i aparaturës Afrim Rudi.

Me fillimin e realizimit të TPE-së, QKUK zgjeron kapacitetet profesionale dhe terapeutike në trajtimet ekstrakorporale. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNjë test i thjeshtë gjaku mund të zbulojë herët rrezikun për Alzheimerin nga shtëpia
Artikulli i rradhës Pilula “Ozempic” premtuese si alternativë më e lirë në krahasim me injeksionet për diabet

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.