Barnatorja “Bon Pharm” në Gjilan është plaçkitur nga hajnat gjatë ditës së sotme.
Për këtë rast ka reaguar Oda e Farmacistëve të Kosovës, e cila i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të jenë më efikase në rastet e tilla.
Reagimi i plotë i OFK-së:
Oda e Farmacistëve të Kosovës shpreh indinjatën e thellë me rastin e plaçkitjes së barnatores “Bon Pharm” në Gjilan, me farmacist përgjegjës z. Shaban Maloku.
Sulmet e tilla që kanë ndodhur na prekin të gjithëve pasi që tashmë janë bërë si dukuri, e gjitha kjo si edhe disa raste më herët për të cilat ka reaguar OFK, po ndodh në kohën e pandemisë COVID 19 kur puna e barnatoreve dhe e farmacistëve si vijë e parë e frontit në përballje me COVID 19 është e pandërprerë në ndihmë qytetarëve të Kosovës.
Oda e Farmacisteve te Kosoves shpreh keqardhje për këtë rast, shpresojmë që raste të tilla të mos përseriten më asnjehere.
Në të njejtën kohë OFK fton organet kompetente te ndjekjes, të jenë më vigjilente dhe efikase në trajtimin e këtyre rasteve.