Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 6 raste pozitive me Covid-19 dhe asnjë rast i vdekjes.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë (MSH) shkruan Gazeta Shneta.
” Nga 1.933 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, thuhet në njoftim.
Tutje, MSH-ja bën të ditur se janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.325. Aktualisht, numri i rasteve aktive në vendin tonë është 166.
Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë 170.098 doza të vaksinës. Vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë dhënë 6.975 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse deri më sot 37.057 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Gazeta Shneta/