Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth orës 19:00 në parkun e Taukbashqes në Prishtinë.
Gjendja e të plagosurit sipas informacioneve nga Emergjenca në QKUK, është e rëndë, raporton Gazeta Shneta.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Rreth orës 19:00 kemi pranuar një informatë për një person të plagosur (dyshohet se plagët janë shkaktuar me thikë). I njëjti është dërguar për tretman në QKUK”, ka deklaruar zëdhënsja e Policisë, Flora Ahmeti për Gazeta Shneta.
Ajo ka shtuar se njësitet e Policisë janë në vendin e ngjarjes duke u marr me rastin. /Gazeta Shneta/