Karboksiterapia është një trajtim i dioksidit të karbonit që mund të përdoret në pjesë të tjera të trupit tuaj për të reduktuar shenjat e rrudhave dhe celulitin, por, në këtë rast, procedura përdoret për të reduktuar nxirjen poshtë syve, duke rritur qarkullimin e gjakut në këtë zonë.
“Karboksiterapia është një procedurë në të cilën dioksidi i karbonit futet nën lëkurë në përpjekje për të përmirësuar pamjen kozmetike të lëkurës”, shpjegon dermatologu i New York-ut Joshua Zeichner, transmeton Gazeta Shneta.
“Dioksidi i karbonit shkakton inflamacion, zgjerimin e enëve të gjakut dhe rrjedhjen e gjakut në lëkurë. Nivelet e oksigjenit rriten gjithashtu sepse qelizat e kuqe të gjakut lansojnë oksigjenin në përgjigje të dioksidit të karbonit.”
Procedura është pa dhimbje, ënjtja qëndron për rreth 10 minuta dhe nuk ka nevojë për periudhë rekurimi kur të kalon entnja.
E vetmja pengesë është që ju mund të keni nevojë për shtatë deri në 10 trajtime para se të filloni të shihni efektet e plota – gjithashtu thuhet se kushton diku nga 75 në 200 dollarë ose më shumë një seancë – e cila shtron pyetjen: A ia vlen?/Gazeta Shneta