Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se më datën 15 korrik 2020 janë testuar 486 raste të dyshuara me COVID-19 dhe nga këta janë konfirmuar 132 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 5,369 raste nga 29,546 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 118 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese shkruan GazetaShneta.
Prishtina, mbetet komuna me e prekur me 47 raste duke vazhduar tutje: komuna Ferizaj 16 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Gjilan 12 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kamenicë, Klinë, Graçanicë, Kllokot, Mitrovicë e veriut, Obiliq, Rahovec dhe Skenderaj.
Gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar 83 të shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2,545 raste.
Aktualisht, Kosova ka 2,706 raste aktive./GazetaShneta/