Gjatë ditës së sotme, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se janë konfirmuar 132 raste pozitive me COVID-19.
Më datën 15 korrik 2020, nga 486 mostra të dyshuara, janë konfirmuar 132 raste pozitive me COVID-19, shkruan GazetaShneta.
Prishtina, vazhdon të mbetet komuna me më së shumti të prekur, e që vetëm nga rezultatet e fundit janë shënuar 47 raste pozitive.
IKSHPK’ja vazhdon t’ju bëj apel qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse për të mirën e shëndetit të tyre./GazetaShneta/