Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Po e zgjedhim karate”, Bardiqi kërkon falje: Ishte vetëm sarkazëm

Lajme 28/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Bardiqi, është deklaruar pas publikimit të një fotografie gjatë seancës për zgjedhjen e presidentit, ku ai shihej duke shkruar mesazhin “po e zgjedhim karate”.

Në një deklarim për media, Bardiqi ka kërkuar falje, duke theksuar se bëhej fjalë për një komunikim privat dhe se fjala ishte përdorur në mënyrë sarkastike, shkruan Gazeta Shneta.

“Vendi është vendi i punës për deputetin, prandaj mesazhet në privat nuk i konsideroj se janë për publikun. Edhe ato mesazhe janë me sarkazëm. Prej këtu i kërkoj falje nëse ka pasur ndonjë reagim, qoftë për Lëvizjen Vetëvendosje apo për qytetarët”, ka deklaruar ai.

Ai ka shtuar se nuk ka pasur qëllim ofendimi, duke theksuar se bëhej fjalë për një bisedë mes miqsh.

“E keni parë që është në thonjëza, domethënë si një fjalë me sarkazëm e përdorur, e që thjesht nënkupton se edhe në mungesë të opozitës, deputetët e mazhorancës do të bëjnë votimin sipas rregullave dhe procedurave. E dëgjuat edhe tash kryeparlamentarin, ushtruesin e detyrës së presidentit, e cila gjithashtu edhe një herë konfirmoi se vetëm një deputet ka kërkuar leje që mund të mungojë në seancë sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Edhe një herë po e përmendi që thonjëzat janë ato që nuk mund ta konsideroni që është dhënë një epitet. Është bisedë mes miqsh edhe është me sarkazëm e përdorur, mirëpo nuk ka të bëjë me seriozitetin e procesit as me gjëra të tjera, ka thënë Bardiqi.

Ai ka sqaruar edhe pjesën tjetër të komunikimit, ku përmendej “festa e gëzimit gjithmonë paqe”.

“Thjesht kemi qenë duke e anuluar një termin të paraplanifikuar për një festë të një miku. Seancat e paplanifikuara zgjasin më shumë dhe nuk kemi mundur të marrim pjesë në atë aheng. Prandaj kam thënë ‘festa e gëzimit gjithmonë paqe’”, u shpreh ai.

Në fund, Bardiqi ka ngritur shqetësimin në lidhje me cenimin e privatësisë.

“Edhe ju nëse nuk e konsideroni që është cenim i privatësisë kjo, atëherë për besë nuk është në rregull kjo”, ka përfunduar ai./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakQentë endacakë sulmojnë 15-vjeçaren në oborrin e QKUK-së
Artikulli i rradhës Alarmante: Qentë e sakatojnë vajzën 15-vjeçare, e sulmojnë në QKUK

Ju sugjerojmë

Vala e të nxehtit godet Britaninë, thyhet rekordi 50-vjeçar

24/06/2026 Lajme

Ministria e Shëndetësisë mirëpret raportin e auditimit për vitin 2025, konfirmohet opinion i pamodifikuar për pasqyrat financiare

24/06/2026 Lajme

Evropa po digjet nga i nxehti, ja masat e pazakonta që po marrin shtetet për t’u mbrojtur

24/06/2026 Lajme

Thellohet skandali i “CFO Pharma” me ilaçet/ Prokuroria zbuloi 700 mijë € “fiktive”, skema shkon mbi 2 mln €

24/06/2026 Lajme

Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë

24/06/2026 Lajme

Franca konfirmon rastin e parë me Ebola

24/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.