Nga sot Policia e Kosovës do të pengojë grumbullimin e qytetarëve në hapësirat publike.
Gazeta Shneta ka mësuar nga burime brenda Ministrisë së Shëndetësisë, se Policia në bashkëpunim edhe me inspektorë të Komunës së Prishtinës, do të pengojnë grumbullimin e qytetarëve më shumë se dy persona si masë parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit.
Këto veprime janë ndërmarr pas takimit të ministrit të Shëndetësisë Dr. Arben Vitia me drejtorin e Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, si dhe kryeinspektorin e Prishtinës Adonis Tahiri.
Mediat kanë raportuar se tashmë pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë duke zbatuar këtë masë në sheshet kryesore të Prishtinës. /Gazeta Shneta/