Policia e Kosovës i ka ndarë mirënjohje drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, Dr. Basri Sejdiut.
Mirënjohja i është ndarë për kontributin e Sejdiut në lehtësimin e ofrimit të shërbimeve për pjesëtarët e PK-së, transmeton Gazeta Shneta.
“Policia e Kosovës, sot ka nderuar me mirënjohje drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr. Basri Sejdiu. Mirënjohja është ndarë për kontributin e dhënë në lehtësimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për pjesëtarët e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/