Policia e Kosovës ka deklaruar se në objektin e ‘Koslabor’ i cili u përfshi sot nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Prishtinë -Ferizaj. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.
Një zjarr e ka përfshirë depon e pajisjeve mjekësore ‘Koslabor’ në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, në Çaglavicë, mëngjesin e sotëm. Ende nuk dihen më shumë detaje për shkaktarët. /Gazeta Shneta/