Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dita Botërore të Shëndetësisë, pjesëmarrja në kujdesin shëndetësor është e pa barabartë

Lajme 05/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zyra për Qeverisje të Mirë dhe “Action for Health”, me rastin i Ditës Botërore të Shëndetësisë – 7 Prillit, kanë organizuar konferencën me temën “Shëndeti im, e drejta ime”.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, më këtë rast ka përmendur dokumente strategjike te hartuara dhe miratuara nga ana e MSh-së për fushën e shëndetësisë.

“MSH-ja ka hartuar dhe miratuar dokumente strategjike, është plani i veprimet për sistemin e menaxhimit të cilësisë në tri nivelet e kujdesit shëndetësor 2024-2026. Është plani i veprimet për vetëmenxhimin e pacienteve me diabet dhe hipertension në kujdesin dytësor dhe shëndetësor gjatë këtij viti. Është plani i veprimit për Forcën e Sigurisë dhe institucionet që ofrojnë shërbimin emergjent i cili ka filluar nga viti 2023 dhe do të vazhdoj edhe gjatë vitit 2025. Një profesionist shëndetësor i munguar në aspektin e kurrikulave shkollore në nivel të Kosovës. Është plani i veprimet për zbatimin e ligjit për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse…”, ka thënë ai.

Habit Hajredini nga Zyra për Qeverisje të Mirë, ka thënë se tema e sotme i dedikohet mbrojtjesë së të drejtës për të pasur qasje në shërbime cilësore shëndetësore dhe fuqizimi i individëve për të realizuar të drejtat e tyre në fushën e shëndetësisë pa diskriminim, raporton Ekonomia Online.

“Që ka një temë të rëndësishëm që i dedidko mbrojtja e të drejtës për të pasur qasje në shërbime cilësore shëndetësore dhe fuqizimi i individëve për të realizuar të drejtat e tyre në fushën e shëndetësisë pa diskriminim. E kemi marr si fokus te diskriminimi dhe jo vetëm. Shëndeti nuk ka të bëjë vetëm më MSH por shëndeti është një gamë e gjerë që përfshinë institucionet që të bëjnë një punë të përbashkët. Ajo që secili nga ne ka të bëjë me kuptu jo veten të drejtën për shëndet por edhe si me forcuar edhe dialogun për të përcjellë tek të tjerët të drejtat që na takojnë për shëndet. E drejta për shëndet natyrisht që është e garantuar me shumë instrumente ndërkombëtare të shëndetësisë, duke tregu një gamë të gjerë të përfshirjes së çështjeve që kanë të bëjnë më shëndetin dhe problemet e shumta që janë paraqitur në mbarë globin, si uria e pandemia, por edhe aspekte të tjera, kjo ideja është që sot kemi bërë bashkë institucionet për të diskutuar shumë çështje dhe të marrim veprime të përbashkët se çka tutje”, ka thënë ai.

Nezaqete Rukovci nga “Action for Health”, ka thënë se ky takim shënon rëndësinë e te drejtave shëndetësore dhe se kjo është një rrugëtim për t’i fuqizuar individët që të mbrojnë të drejtën e tyre themelore për shëndet.

“Sot jemi takuar për të shënuar rëndësinë e te drejtave shëndetësore. Ne e nisim një rrugëtim për t’i fuqizuar individët që të mbrojnë të drejtën e tyre themelore për shëndet. Në një botë ku pjesëmarrja në kujdesin shëndetësor mbete e pa barabartë dhe pabarazitë që vazhdojnë është e domosdoshme që ne të bashkohemi për t’i trajtuar këto sfida drejtpërdrejt”, ka thënë ajo.

Artikulli paraprakPërfshihet nga zjarri depoja e pajisjeve mjekësore ‘Koslabor’ në Prishtinë
Artikulli i rradhës Policia për djegien e ‘Koslabor’: Janë shkaktuar vetëm dëme materiale

Ju sugjerojmë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

‘Rreth 90% e sipërfaqeve të mbjella u dëmtuan nga breshëri i fuqishëm që goditi dje Istogun’

21/07/2026 Lajme

Mbi 900 viktima nga Ebola në Kongo, mbi 2.300 raste të konfirmuara

21/07/2026 Lajme

Moti sot me diell, vranësira, vende-vende me reshje shiu

21/07/2026 Lajme

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.