Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Polonia ndër vendet e para të BE-së që kryen kirurgji të zëvendësimit të nyjes së ijit me robot

Lajme 22/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Polonia është bërë vetëm vendi i tretë në Bashkimin Evropian që kryen një operacion zëvendësimi të nyjes së ijit duke përdorur një krah robotik, për të shënuar një përparim të madh në ortopedi.

Në Bashkimin Evropian, Polonia është vendi i tretë që ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale për nyjen e ijit me robot, një avancim i madh në ortopedi, raporton TVP World transmeton Gazeta Shneta.

Në kontekstin mjekësor, nyja e ijit është lidhja ballore (artikullacioni) mes kockës së legenit (pelvisit) dhe kockës së kofshës (femurit). Është një nga nyjet më të mëdha dhe më të rëndësishme të trupit, e cila mbështet peshën e trupit gjatë qëndrimit, ecjes, vrapit dhe aktiviteteve të tjera.

Procedura novatore u realizua më herët këtë muaj në Spitalin Mazovian Bródno në Varshavë, njoftoi drejtori mjekësor i spitalit, Prof. Paweł Skowronek, për Agjencinë Polake të Lajmeve (PAP).

Kjo teknologji e avancuar eliminon nevojën për skanime të veçanta MRI ose CT, ul rrezikun e komplikacioneve dhe përmirëson lëvizshmërinë e nyjes, duke mundësuar që pacientët të rikthehen në sporte dhe aktivitete të tjera në të ardhmen.

Prof. Skowronek tha për PAP se “ne kemi përdorur robotë për gjurin për katër vjet, por krahut robotik që mund të përdoret edhe për nyjen e ijit është një fazë tjetër në zhvillimin e ortopedisë, është një gjë e re,”.

“Nyja e ijit është nyja më e zakonshme ku kryhet protezimi, dhe falë krahut robotik, vendosja e protezës optimizohet.”

Skowronek gjithashtu theksoi se zëvendësimet e nyjes së ijit po kryhen gjithnjë e më shumë tek pacientët e rinj, për shkak të faktorëve të stilit të jetesës dhe shfaqjes më të hershme të ndryshimeve degjenerative.

Përveç Polonisë, Belgjika dhe Sllovakia janë dy vendet e tjera të BE-së që kanë përdorur deri më tani këtë teknologji. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakIHMK: Reshjet e fundit përmirësojnë ndjeshëm situatën klimatike
Artikulli i rradhës Cilat vende të BE-së janë lider në aksesin e kontraceptivëve?

Ju sugjerojmë

Tre persona nga Vushtrria zhduken gjatë rrugës nga Shkupi drejt Kosovës

19/07/2026 Lajme

Prej dy muajsh mungon Palbociclibi në Onkologji

19/07/2026 Lajme

Tre të plagosur me thika brenda 24 orëve në QKUK, alarmon kirurgu torakal Demaçi

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

18/07/2026 Lajme

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.