Vaksina Pfizer është shumë efektive në parandalimin e Covid-19, e sidomos variantit Delta te grupmosha 12 deri në 18 vjeç.
Hulumtimi i publikuar në New England Journal of Medicine ka gjasa të ofrojë siguri të mëtejshme se vaksina është efektive kundër variantit Delta tek të rinjtë shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar KËTU
Studimi tregoi se tek adoleshentët efektiviteti ishte 90 për qind dhe 93 për qind kundër Covid-19.
Ky hulumtim është realizuar në periudhën nga muaji qershor dhe shtator në Izrael.
Vaksina Pfizer është e autorizuar për fëmijët deri në moshën 12-vjeçare.
Aktualisht, kompanitë janë duke kërkuar miratimin e mëtutjeshëm nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për administrim të vaksinës anti covid edhe tek fëmijët pesë vjeçarë./Gazeta Shneta