Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Postimi i kësaj gruaje shtatzënë në facebook ka shpëtuar jetën e fëmijës së saj (Foto)

Jetë 13/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Miqtë e nxitën që të kontrollohej për gjendjen e rrallë – dhe ajo e kishte atë.

Kur 28 vjeçarja, Christina DePino ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë, ajo shpesh herë ka postuar gjëra në facebook. Një ditë, ajo përmendi se po përjetonte kruarje të rëndë – dhe se postimi i saj mund t’i ketë shpëtuar jetën e fëmijës së saj.

“Kruajtja ishte kaq e rëndë saqë kur zgjohesha nuk isha më në gjendje të kthehesha në shtrat dhe aq shumë kisha nevojë për t’u kruajtur saqë kaloja deri në gjakderdhje dhe irritim të paparë”, thekson DePino për CBS Neës.

Miqtë e saj që kontrollonin postimet në profilin e saj në facebook, i kërkuan mënjëherë që të bëjë kontrolle, pasi kjo kruajtje e rëndë mund të ishte si shenjë e kolestazë intrahepatike të shtatzënisë. Kjo është një gjendje hormonale që ndikon në fshikëzën e tëmthit të nënës, gjë që mund të shkaktojë ndërlikime për nënën dhe fëmijën dhe rrit mundësinë e një gruaje për të lindur parakohe.

DePino mënjëherë kërkoi teste mjekësore, duke u diagnostikuar zyrtarisht me kolestazë. Mjekët vendosën që të përshpejtonin lindjen e saj në javën 37, duke lindur kështu një vajzë të shëndetshme, Lexa Rae. DePino dëshiron të paralajmërojë nënat tjera në lidhje me këtë gjendje të sëmundjes.

Ajo dëshironte të nxisë gratë shtatzëna që vuajnë nga kruajtja e rëndë dhe të bëhen advokat të vetës së tyre. Njihni shenjat dhe simptomat tuaja dhe kontaktoni mënjëherë mjekun tuaj. Mos e injoroni kruarjen, një test i thjeshtë i gjakut mund të shpëtojë jetën e fëmijës suaj!

Ekspertët konstatojnë se kolestaza intrahepatike e shtatzënisë kap 1% të grave shtatzëna në SHBA. Simptoma më e zakonshme është kruarja ekstreme pa skuqje të lëkurës, ndërsa simptomat më pak të zakonshme përfshijnë urinë më të errët, jashtëqitje të lehtë, ulje oreksi, verdhëza. Megjithatë mjekët thonë se nuk ka nevojë të krijoni shumë panikë nëse keni kruajtje të tillë, por mos i anashkaloni simptomat.

Jo të gjitha gratë shtatzëna kanë kolestazë, thekson Mary Jane Minkin, profesor në klinikën e obstetrikës dhe gjinekologjisë në shkollën e mjekësisë në Univerzitetin Yale, thuhet sipas ËomensHealthMag.com. ka edhe shumë faktorë tjerë që mund të ndikojnë në kruarje gjatë shtatzënisë.

Nëse përjetoni ndonjë kruajtje të pazakontë, Minkin rekomandon që të kontaktoni gjinekologun tuaj, procesi i testimit është mjaft i lehtë, pasi mjeku të ju konfirmojë diagnozën, bëhet një test gjaku për të kontrolluar acidet biliare dhe enzimat e mëlçisë.

Minkin thotë, nëse bëhet fjalë vërtetë për kolestazë, ju dhe fëmija juaj duhet të monitoroheni dhe se fëmija duhet të lindë mënjëherë sapo të ketë induksion të lindjes./femra.net/

 

Artikulli paraprakTri rregulla që duhet të ndiqni nëse keni lëkurë të yndyrshme
Artikulli i rradhës A mund të keni cikël menstrual gjatë shtatzënisë?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.