Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A mund të keni cikël menstrual gjatë shtatzënisë?

Këshilla për shtatzëna 13/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Jo. Ju nuk mund të keni cikël menstrual gjatë periudhës së shtatzënisë.

Disa gra kanë gjakderdhje vaginale gjatë shtatzënisë. Disa madje raportojnë gjakderdhje të përhershme e cila ju duket si cikël menstrual i rregullt. Por gjakrrjedhja vaginale gjatë shtatzënisë nuk është po e njejta gjë sikurse cikli menstrual.

Ku qëndron dallimi?

Cikli menstrual ndodh vetëm gjatë kohës kur nuk jeni shtatzënë. Çdo muaj, mitra juaj rrit një rresht të trashë të pasur me gjak, në pregatitje që të mbjell atje një vezë. Nëse ju nuk ngelni shtatzënë atë muaj, ju hedhni këto inde dhe gjak – dhe kjo quhet cikël menstrual.

Por kur veza mbjellet në mitër, hormonet i sinjalizojnë indet e gjakut që të qëndrojnë të paprekura për të mbështetur rritjen e foshnjes në bark. Pra ju nuk do t’i hedhni dhe nuk do të keni më cikël menstrual derisa të zgjasë shtatzënia juaj.

Pse disa gra kanë gjakrrjedhje gjatë shtatzënisë?

Gjakrrjedhja gjatë shtatzënisë shkaktohet për arsye të ndryshme, disa janë serioze dhe disa jo.

Disa gra mund të kenë gjakrrjedhje të lehtë apo pika gjaku në shtatzëninë e hershme – rreth kohës së ciklit menstrual – dhe ato mund të gabojnë duke e menduar se është cikël menstrual.

Kjo quhet “gjakrrjedhja e implantimit” e cila mund të shkaktohet nga veza e fekonduar në rreshtin e trashë të pasur me gjak. Përgjithësisht është më me ngjyrë të qelur se cikli menstrual tipik dhe zgjat vetëm një-dy ditë.

Ju mund të keni pika gjaku pas një PAP testi, testi vaginal apo marrëdhënieje seksuale. Kjo ndodh sepse do të ketë më shumë gjak në qafën tuaj të mitrës gjatë shtatzënisë.

Gjakrrjedhja mund të jetë shenjë e diçkaje të gabuar dhe serioze, siç është aborti apo një shtatzëni ektopike, e cila mund të jetë fatale.

Nëse vëreni gjakrrjedhje thërrisni mjekun tuaj, edhe nëse gjakrrjedhja ka ndaluar. Shumë gra të cilat kanë pak gjakrrjedhje gjatë shtatzënisë, lindin pa komplikime, por ju duhet të kryeni kontrollë për të parë nëse problemi është serioz.

Nëse keni gjakrrjedhje të vazhdueshme apo keni dhimbje të ashpër të çfarëdo lloji dhe nuk mund të kontaktoni menjëherë mjekun tuaj, menjëherë thërrisni emergjencën.

Artikulli paraprakPostimi i kësaj gruaje shtatzënë në facebook ka shpëtuar jetën e fëmijës së saj (Foto)
Artikulli i rradhës Çfarë shkakton mungesa e vitaminës D gjatë shtatzënisë?

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.